Viti 2020 mbërrin në Zelandën e Re

Viti 2020 mbërrin në Zelandën e Re

Mbërrin viti 2020. Ishujt Line (Kiribati) të Oqeanit Paqësor ishin të parët që i dhanë lamtumirën vitit 2019, të ndjekur nga Auckland në Zelandë të Re. Minutat e para të dekadës së tretë të shekullit XXI trokitën të shoqëruara me shpërthimin e fishekzjarreve që ndriçuan qiellin.  

Në Australi, Viti i Ri do të pritet me spektaklin karakteristik të piroteknikës në Sidnei, pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga zjarret ditët e fundit.

Qytetet e tjera australiane, përfshirë Kanberën, i kanë anuluar festimet për shkak të rrezikut të përkeqësimit të zjarrit.

Në Francë, më shumë se 100 000 policë dhe efektivë të xhandarmërisë do të shpërndahen në terren për të garantuar sigurinë e turmave ndërsa ndjekin spektaklin e fishekzjarreve.

Në Londër, Big Ben i famshëm, i cili ka heshtur prej më shumë se një viti për shkak të një rikonstruksioni, pritet të rikthejë tik-takun në mesnatë, ndërsa qindra mijëra britanikë do të festojnë në sheshe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy