
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në në Torovicë të Lezhës.
Policia bën me dije se autori me iniciale M. D., 26 vjeç, banues në Torovicë duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar një shtetas 71 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Pas aksidentit, 26-vjeçari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja, por policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij.
Materialet hetimore u janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".



