Këtë të martë në portin e Durrësit ka mbërritur një jaht gjigand superluksoz, i cili është ankoruar në kalatën numër 4.
I emërtuar "Faith", ai ka një gjatësi prej 97 metrash dhe është një ndër mjetet lundruese më të veçanta të llojit të tij, që ankorohet në bregdetin shqiptar.
Jahti i përket miliarderit kanadez Lawrence Stroll. Biznesmeni është i njohur për investimet në fushën e modës dhe të automobilave.
Ky jaht kap vlerën e 200 milionë dollarëve.



