Ngërçi në Cirkun Kombëtar, Kodra: Problemet tona vijojnë ende pa zgjidhje (VIDEO)

Ngërçi në Cirkun Kombëtar, Kodra: Problemet tona vijojnë ende pa zgjidhje (VIDEO)

Rreth 2 muaj pas heqje së çadrës së Cirkut është shkarkuar nga detyra Drejtori i Cirkut Kombëtar Ilirjan Gjini. Vendimi është firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

Lidhur me këtë situatë në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV Xhejms Kodra përfaqësues i Sindikatës së Artistëve deklaroi se edhe pas këtij shkarkimi problematikat vazhdojnë të mbeten ende pa një zgjidhje.

Sipas tij ministria e Kulturës vendimin e shkarkimit të Gjinit e ka bërë si pasojë e dy denoncimeve të bëra nga artistët, ndërsa shtoi se aktualisht ata janë duke u stërvitur në ambiente aspak të favorshme.

Është shkarkuar ish-drejtori i shkarkimi të cirkut, por problematikat nuk kanë marrë ende zgjidhje pasi problemi është arena ku ne duam të zhvillojmë aktivitetet tona dhe sot që flasim jo vetëm që se kemi por as nuk e  dimë se kur mund ta kemi.

Dy ditë pas uljes së arenës nga përmbarimi artistët e cirkut depozituan dy denoncime. Kam përshtypjen se ministria e kulturës këtë shkarkim e ka bërë, në bindjen time është si pasojë e denoncimeve që ne kemi bërë. Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit akoma nuk ka dalë në një përfundim mbi dy denoncimet tona për të treguar se cila apo kush nuk ka bërë detyrën. Sa i përket artistëve, po stërviten në dy palestra, kushte aspak të favorshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy