Lindja dhe evolucioni i Universit, evropianët nisin satelitin që do studiojë materien e zezë

Lindja dhe evolucioni i Universit, evropianët nisin satelitin që do studiojë materien e zezë

Sateliti “Euklid” u hodh në hapësirë për të studiuar materien e errët të universit, një nga çështjet që mori vëmendjen totale të Albert Ajnshtajnit gjatë viteve të fundit të jetës së tij. Sateliti do të kalojë gjashtë vjet duke studiuar materien e errët, ndërsa do të mbledhë të dhëna që do të hedhin dritë mbi evolucionin e galaktikave, zgjerimin e universit dhe fenomene të tjera fizike. I emërtuar sipas filozofit të lashtë helen, i cilësuar babai i gjeometrisë, sateliti mban një ndër teleskopët më të fuqishëm që do të sjellë të dhëna për galaktika 10 miliard vite dritë larg nga Toka. “Është më shumë se një teleskop hapësinor. Është një detektor i materies së errët. Të dhënat që do të përcjellë Euklidi pritet që të transformojnë astrofizikën dhe, ndoshta, natyrën si e kuptojmë sot gravitetin. Materia e zezë është një pikë që shkencëtarët kanë dekada që zhvillojnë debate, por kanë një pikë të përbashkët që ajo shërben për zgjerimin e universit që nga Big Bengu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy