
Eksperti kriminalistik, Fatjon Softa, duke folur në MCN Live paralajmëroi se lufta me Iranin ka për të qenë e gjatë. Ai tha se vëmendja duhet të jetë te aktet e mundshme terroriste jo vetëm në kampin e MEK, por edhe në objekte të rëndësisë së veçantë të vendit. Softa theksoi se Këshilli i Sigurisë nuk duhet thjesht të bëjë një adet, por të ndërmarrë masa radikale për të ruajtur institucionet e rëndësisë së veçantë. Softa thotë se në një moment të dytë mund të ketë sulm ndaj privatëve, si operatorëve telefonikë apo sistemit bankar.
Hakerat kanë pasur kohë të mjaftueshme, kanë mbi 1 vit në sistem. Ata kanë gjithçka. Kjo tregon atë që qeveria shqiptare u përpoq ta minimizonte. Nuk qe e sinqertë që të thënat janë marrë dhe është hyrë në thellësi të tyre. Në një moment të dytë mund të ketë një sulm ndaj privatëve, operatorëve telefonikë, sistemit bankar, plus individëve. Shkon deri te individët për të hakëruar email-et. E jo më të oficerët e policisë, SHISH, etj. Kur shkon deri te individët që nuk kanë peshë në vendimmarrje, mendo te ajo pjesë…Është një presion i hapur që u bëhet personave me identitet shtetëror, deri në kërcënim ndaj tyre. Vëmendja duhet të jetë te aktet terroriste. Objektet e një rëndësie të veçantë. Ende nuk shohim një mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Ky Këshill të mos bëj thjesht adetin, por të shkojë te masat radikale, e ruajtjes së institucioneve të rëndësisë së veçantë. Flasim nga digat, tregjet, urat, energjia elektrike. Po vijmë drejt një krize që sa po vjen dhe po thellohet. Kur krimi ka marrë hov. Mendo sikur krimi të bëhet pjesë e përdorimit të grupeve terroriste, çfarë mund të ishte. A mund ta bënte shteti shqiptar këtë kanal në Telegram? Pse shteti të mos ndërhyjë përmes partnerëve ndërkombëtarë që ta bllokojë këtë sistem”.
Softa shton se një sulm nga jashtë nuk mund të bëhet pa bashkëpunim nga brenda.
Lufta me Iranin ka për të qenë e gjatë. Kjo sapo ka nisur. Hetimi i nisur nga Prokuroria duhet të shkojë deri në fund. Të bëhet një radiografi e gjendjes. Kurimi nuk bëhet vetëm duke thënë kemi amerikanët, nëse nuk kemi një kulturë të mbrojtjes. Nuk mund të ketë sulm nga jashtë pa bashkëpunim nga brenda. Mund të vijnë nga gabimet njerëzore, ose të bëra me dashje. Normaliteti do të thotë jo vetëm si duhet të rikuperojmë, por si do jetë mbrojtja. Mbrojtja ka qenë jo efektive”.



