EULEX dhe policia e Kosovës kanë zhvilluar në të gjithë Kosovën një maksioperacion për të arrestuar disa eksponentë të lartë të UÇK-së që akuzohen për krime lufte.
Zëdhënësja e Eulex-it në Prishtinë, Dragana Nikolic-Solomon tha se aksioni po zhvillihet në dy zona.
Një urdhër arresti është lëshuar edhe për deputetin e PDK-së, ish-ishefin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, i cili është njëri nga të kërkuarit në këtë aksion.



