FNSH operacion në Vlorë, vijon kontrollet në qytet pas atentatit të Gëzim Sinomatit (VIDEO)

FNSH operacion në Vlorë, vijon kontrollet në qytet pas atentatit të Gëzim Sinomatit (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme është blinduar Vlora, ku Policia, Fnsh dhe Renea janë vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në automjetet luksoze.

Gazetari Edi Ruci në një lidhje me MCN Live bën me dije se dhe gjatë ditës së sotme këto kontrolle vijojnë ende ku në fokus janë automjetet me xhama të zinj.

Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

Ruci shprehet se është hera e parë në Vlorë që pas një vrasje që sigurisht ehte ngjarje e rëndë që FNSH dhe Renea të ushtrojnë kontrolle të imtësishme në Vlorë. Nga këto kontrolle kemi të bëjmë me arrestimin e një 20 vjeçari që lëvizte me armë zjarri.

Prej ditësh Fnsh dhe Renea ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut. Kontrolle të intensifikuara fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në vrasjen me snajper të 23-vjecarit Gëzim Sinomati.

Këto kontrolle janë kthyer në një shqetësim dhe për qytetarët të cilat kanë ngjallur dhe disi frikë tek qytetarët e Vlorës se jo domosdoshmëritsht një person që posedon një automjet luksoz ka lidhje me këtë ngjarje.

Duket qartë frika e atyre qytetarëve që u kërkohet të dalin nga makina dhe ushtrohet kontroll edhe pse ata s’kanë lidhje me ngjarjet e regjistruara së fundmi në Vlorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy