I jep fund izolimit tre ditor, Italia rikthehen zonat e kuqe dhe portokalli

I jep fund izolimit tre ditor, Italia rikthehen zonat e kuqe dhe portokalli

Pas tre ditësh në zonë të kuqe, gjatë festës së Pashkëve, Italia sot i është kthyer kufizime të mëparshme.

Lehtësimi i masave nuk vijon njësoj në të gjitha rajonet të cilat përcaktohen me dy ngjyra, të kuqe dhe portokalli në varësi të rrezikshmërisë nga virusi, ndërkohë që vetëm Sardenja vijon të jetë zonë e bardhë.

Dhjetë rajone mes të cilave Veneto, Lazio, Sicilia, Molise, Liguria, Umbria dhe provincat autonome të Trentos dhe Bolzano rikthehen në zona portokalli, ndërsa nëntë rajonet Lombardia, Toskana, Emilia Romagna, Kalabria, Piemonte, Puglia etj, do të vijojnë të jenë zona të kuqe. 

Në zonat portokalli lejohet dalja por jo zhvendosja në të tjera komuna. Në vend rihapen shkollat duke respektuar distancën fizike por autoritetet mund të vendosin në çdo rast të kalojnë në mësim në distancë. Baret, restorantet, kinematë vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Në zonat me ngjyrë portokalli, rënia e të infektuarve ka bërë të mundur rihapjen e disa aktiviteteve jo thelbësore, sikundër parukeritë apo qendrat estetike.

Në zonat e kuqe nuk është e lejuar lëvizja, vetëm për raste urgjente, shkollat e universitetet janë të mbyllura, dyqanet, baret restorantet po ashtu, lejohet vetëm shërbimi me dërgesa.

Në të njëjtën kohë do të vijojnë të mbeten në fuqi deri në fund të muajit masat kufizuese për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë kufijve, të cilët duhet të futen në karantinë për 5 ditë pas mbërritjes në vend, edhe nëse vjen nga një vend anëtar i BE-së, shoqëruar me një tampon të dyfishtë, para mbërritjes dhe pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy