Protestat, Karabina: Rektorët janë pjesë e problematikës që kanë Universitetet, Rama ka frikë prandaj shantazhon (VIDEO)

Protestat, Karabina: Rektorët janë pjesë e problematikës që kanë Universitetet, Rama ka frikë prandaj shantazhon (VIDEO)

Pedagogia Mirela Karabina deklaroi në studion e MCN Live se sindikata e pedagogëve është e vendosur ta çojë deri në fund protestën e saj për plotësimin e kërkesave.

Duke vijuar shpjegimin e saj, Karabina tha se Rama ka ndërtuar politikën e dhunës dhe fakti që ai shantazhon pedagogët tregon që ka frikë.

Më tej, Karabina theksoi se rektorët janë pjesë e problematikës që kanë Universitetet dhe se ata i qëndrojnë me temena kryeministrit.

Kjo është një protestë e stafit administrativ, ka përfshirë gjerë Universitetin, por nuk ka përfshirë strukturat drejtuese. Sindikata është e vendosur ta vijojë deri në plotësimin e kërkesave që janë minimaliste. Pedagogët kanë paga që nuk përballojnë dot jetesën, ata konsiderohen si shtresë elitë në çdo shoqëri dhe të ngrihen dhe të marrin një përgjigje arrogante është e papranueshme. Shpresoj dhe që me pedagogët që ndihen të shantazhuar dhe frikësuar të bëhemi bashkë e të ndihet i frikësuar kryeministri. Pedagogët e dinë mirë çfarë kërkojnë dhe fitorja e tyre do të jetë një e mirë dhe për studentët, krahas pagës ata kanë kërkuar dhe kërkimin shkencor. Në vend të mbështetjes ata marrin një shuplakë nga kryeministri. Kemi diskutuar dhe reagimin e parë të qeverisë, pasi u bë i njohur peticioni. Që në momentet e para ai ka dëshmuar arrogancën, kush e ka penguar të bëjë veting? Nëse ai ka informacione që ka korrupsion pse priti tani? Kjo është formë shantazhi që Rama ka në filozofinë e tij. Kryeministri është i pari që nuk bën transparencë. Pedagogët nuk e dinë si shkojnë të ardhurat brenda Universitetit, pedagogët kanë kërkuar transparencë, Rama e di se çfarë ndodh me të ardhurat. Ai e di rrezikun e një proteste të pedagogëve. Kryeministri përdor shantazhin dhe do bëjë si dje, që kanë shkuar tatimet dhe merren me të ardhurat e pedagogëve. Rama ka ndërtuar politikën e dhunës, mbyll shkolla, i bën shantazhe pedagogëve. Nëse rektorët do i thonin Ramës që reforma ka dështuar situata do ishte ndryshe, ata janë pjesë e problematikave që ka Universiteti, rektorët nuk flasin i qëndrojnë me temena kryeministrit.

Fakti që Rama shantazhon tregon që ai ka frikë. Është detyrë e opozitës të mbështesë kauzën. Këtë gjë nuk e uzurpon opozita. Kemi kolegë që janë dakord me peticionin, por nuk dalin. Ata duhet të ndihen të turpëruar para studentëve. Përdorimi politik po bëhet nga qeveria, sepse opozita nuk ka asgjë në dorë. Nga kjo protestë do të përfitojnë pedagogët, studentët dhe Universiteti, kryeministri të mbajë përgjegjësi për atë që nuk bëri. Deklarata për studentët e mjekësisë është vendim arrogant që dëshmon që autonomia universitare nuk ekziston sepse po të ishin të pavarur s’do të shihnim atë shfaqje teatrale po do shihnim kryeministrin që s’do gjende ku të futej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy