Kompensimi me 6 mld i kompanive/ Tomorri: Në parim s’është krim, por duhet proces i drejtë. Të rriten edhe rrogat e pensionet

Kompensimi me 6 mld i kompanive/ Tomorri: Në parim s’është krim, por duhet proces i drejtë. Të rriten edhe rrogat e pensionet

Gazetari Klodian Tomorri foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi faturën e kompensimit që qeveria shqiptare ka akorduar për rreth 300 kompani ndërtimi, që kap vlerën 6 miliardë lekë. Tomorri theksoi se në parim është normale që të kompensohen bizneset, por ka rëndësi që procesi të jetë i drejtë dhe të shkojë përtej kompanive që njihen si të lidhura me qeverinë.

S’ka një listë kompanish me emra, do ta marrim vesh më vonë. Janë ato kompani që kanë kontrata publike me qeverinë, që bëjnë rrugë, ujësjellësa, që po marrin pjesë në procesin e rindërtimit. Sa i përket që a është kjo një faturë e fryrë, do thoja qeveria investon mesatarisht 70-80 miliardë në vit për investime publike. 6 miliardë nga 80 janë më pak se 10 për qind. Janë një fond i konsiderueshëm duke marrë parasysh që do jenë 300 kompani që përfitojnë nga ky grant, mesatarja e kompensimit i bie mesatarisht...një shifër që s’do ta cilësoja si shifër të fryrë. A ka kompani që kanë zvarritur përtej afateve investimet dhe përfitojnë nga ky akt normativ, kjo është gjë tjetër. Por kompensimi s’është logjikë anormale, apo vepër që s’duhet kryer. Është një numër që shkon përtej rrethit të ngushtë të atyre që njihen si biznese të afërta me qeverinë. Nëse procesi do të jetë i drejtë është i pranueshëm, nëse do të çohen paratë aty ku janë lidhjet e qeverisë është problem tjetër. Por në parim kompensimi s’është krim apo praktikë abuzive. Shumica mund t’i lënë ato punime të parealizuara sepse investimet publike do lihen aty, dhe nëse lihen përgjysmë kostoja do jetë shumë më e lartë. Ka një sërë rrugësh që marrin rritje kostosh sepse zvarriten”.

Duke folur mbi paralajmërimin e Ahmetajt për një paketë ndihme në shtator, Tomorri theksoi nevojën që përveç ndihmës për kategori të caktuara të rriten edhe rrogat e pensionet.

Qeveria ka vendosur të targetojë një kategori të ngushtë, apo shtresat në nevojë përmes transfertave të njëhershme, si bonusi për pensionistët, e kështu me radhë. Çështja duhet të trajtohet, a duhet të mjaftohemi duke mbështetur këto kategori, apo duhet të ketë stimul më të madh përmes transfertave. A duhet të merret në konsideratë mundësia për të rritur rrogat dhe pensionet në sektorin publik, përtej indeksimit? Sepse kur çmimet rriten me këto ritme, do gërryejnë fuqinë blerëse, duke ulur konsumit ngadalësohet ekonomia dhe shkon në recesion. Është shumë imperative që qeveria të marrë në konsideratë rritjen e rrogave. Po rrogëtarët a nuk meritojnë të kompensohen?”

Tomorri tha se sektori i ndërtimit paraqet një sërë rreziqesh për ekonominë në të ardhmen, ndërsa konsideroi si burim të mirë rritjen e të ardhurave nga turizmi.

Është një lajm i mirë që ekonomia ka vijuar të rritet me ritmin 6 për qind, por ishte e pritshme. Shqetësimi kryesor është që gjysma e rritjes ekonomisë vjen nga ndërtimi, që kontribuon me 2 për qind. Ndërkohë që aktiviteti i pasurive të paluajtshme ka një kontribut me 1 për qind. Besoj që është një rritje që po vjen nga një sektor që në të ardhmen do shtrojë një sërë rreziqesh për ekonominë. Një lajm të mirë do cilësoja rritjen e sektorit të akomodimit dhe turizmit. Mund të jetë burim i mirë për të mbështetur rritjen ekonomike dhe rritjen e të ardhurave. Ajo që mbetet problem në rastin e ekonomisë shqiptare, është pesha e vogël e industrisë. Pa industrinë s’do kemi një ekonomi të shëndoshë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy