Kamala Harris ka zgjedhur Tim Walz, guvernatorin e Minesotës, si kandidat për zëvendëspresident, raportojnë mediat amerikane.
Njoftimi vjen një ditë pasi Harris siguroi zyrtarisht emërimin si kandidate e partisë së saj për presidente, pas një raundi 5-ditor votimi në internet nga delegatët e Kuvendit Kombëtar Demokratik që përfundoi të hënën në mbrëmje.
Ish-mësuesi i shkollës së mesme dhe trajneri i futbollit tërhoqi vëmendjen e demokratëve për stilin e tij të këndshëm dhe aftësinë për t'i dhënë goditje retorike Donald Trump pa u dukur shumë agresiv.
Ai ka mbrojtur politikat progresive, duke përfshirë ushqimet falas në shkollë dhe zgjerimin e pushimeve me pagesë të punëtorëve.



