Kërcënohet gruaja që publikoi videon e dhunës ndaj të moshuarës në Pejë

Kërcënohet gruaja që publikoi videon e dhunës ndaj të moshuarës në Pejë

Kaltrinë Zeneli, gruaja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës në një azil të moshuarish në Pejë është kërcënuar.

“Veç mos t’pafsha në rrugë se ko me t’myt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese që ajo ka marrë. Zeneli ka rrëfyer sot në KTV: “‘Veç mos t’pafsha në rrugë se ko me t’myt’ ka qenë një ndër mesazhet kërcënuese. Për mua nuk çojnë peshë këto komente. E vetmja brengë është për personin që ma ka dërguar videon dhe nuk e di çka ka ndodh me të. Profilin prej të cilit ma ka dërguar videon, është mbyllur. Nuk e di a ka ndonjë problem me të apo çfarë po ndodh”.

Videoja e publikuar dje nga azili i të moshuarve në Pejë tronditi opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri. Në pamje shfaqej një infermiere duke dhunuar fizikisht një grua të moshuar, e cila vuan nga skleroza. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy