Një darkë mes dy aleatëve më të mëdhenj të koalicionit të majtë është zhvilluar mbrëmjen e së dielës. Takimi midis kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit Meta është duke u zhvilluar në një prej restoranteve pranë Pazarit të Ri.
Në darkë kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eriom Veliaj, dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.
Mësohet se gjatë darkës është diskutuar rreth rinovimit të koalicionit të majtë, i cili e mbylli mandatin e tij të parë më 1 prill.
Partia Socialiste e ka ftuar prej disa javësh në koalicion LSI-në, por kjo e fundit nuk ka ende një përgjigje përfundimtare. Ndërkohë, një ditë më parë, në asamblenë e PS-së, kryetari Rama tha se partia që drejton është e gatshme të hyjë në zgjedhje edhe e vetme.



