25-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Rama: Pa Rugovën nuk do të kishte UÇK

25-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Rama: Pa Rugovën nuk do të kishte UÇK

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në një konferencën me temë “Rugova dhe Perëndimi” të organizuar nga LDK në nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kryeministri shqiptar tha se Ibrahim Rugova, ati themelues i Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike ishte një shqiptar si i dalë nga brinjët malore të historisë tonë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Rama shtoi se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

Në përvojën e tij që e krijonte përmes adresimeve të shumta, lind edhe një trashëgimi të vyer për brezat e ardhshëm dhe pikërisht nga këmbëngulja gërryese e përroit që rrodhi urtësisht u bë e mundur edhe hapja e shtratit ku mori jetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe sot është e qartë se kurrë se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte pasur UÇK.

Sipas tij, pa politikën e Rugovës afruese me aleatët, nuk do të jehonin as armët e ushtarëve të UÇK-së bashkë me bombardimet e NATO-s mbi Beograd.

Sepse pa luftën që filloi ai në paqe nuk do ishte arritur kurrë paqja e fituar me luftë.

Kreu i Qeverisë shqiptare, tha se s’ka politikan tjetër si Rugova.

Ai ishte dhe mbetet më atipiku i politikanëve shqiptarë, i pa përsëritshëm i paimitueshëm dhe i pashpjegueshëm deri në fund për mënyrën sesi arriti tua imponojnë njerëzve rrugën e ujit të rrjedhshëm teksa formon shtatin e vet.

Sipas tij, Rugova besoi verbërisht tek aleancat dhe aleatët.

Rama tha se Rugova i dha Kosovës aleancën me ndërkombëtarët si pasuri natyrore që vendi i tij nuk e kishte.

“Presidenti Rugova ishte president i shpresës në mes të shtypjes së shpresës. Ishte lider i pazakonshëm në Ballkan”, tha Rama.

Sipas tij, Rugova ishte i vetmi në këtë vend që kishte kuptuar se konflikti nuk është rruga për drejtësi afatgjate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy