Shqipëria shpalli ‘non grata’diplomatin rus/ Ambasada: Akuza të pabazuara!

Shqipëria shpalli ‘non grata’diplomatin rus/ Ambasada: Akuza të pabazuara!

Vendimi i djeshëm i Ministrisë së Jashtme për ta larguar diplomatin rus nga shteti shqiptar me pretendimin se ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme karantinë, ka sjellur reagimin e Ambasadës Ruse në Tiranë.

Ambasada, në reagimin e saj, i konsideron pretendimet kundrejt diplomatit rus, Alexey Krivosheev si të pavërteta. Në njoftimin e trupës diplomatike ruse shkruhet se ky dëbim kundërshton ashpër praktikën e vendosur mes shteteve.

Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të përmendura në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se zbulimi në njoftimin për shtyp i emrit të punonjësit tonë kundërshton ashpër praktikën e vendosur ndërkombëtare diplomatike.” tha misioni diplomatik rus.

Dëbimi i diplomatit Alexey Krivosheev u bë pasi ai ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme karantinën gjatë muajit prill duke lëvizur jashtë orarit të lejuar. E njëjta praktikë është ndjekur vazhdimisht nga diplomati rus edhe pse qeveria shqiptare kishte ndaluar lëvizjet.  Krivosheev është parë edhe të dilte pa maskë në ambiente publike. Ai ka 72 orë kohë që të largohet nga Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy