​Përfundon votimi për referendumin në Turqi

​Përfundon votimi për referendumin në Turqi

Ka përfunduar votimi në referendumin e rëndësishëm të Turqisë që do të përcaktojë nëse presidenti Rexhep Tajip Erdogan do të ketë kompetenca edhe më të thella.

Mbështetësit e  Erdogan thonë se zëvendësimi i  sistemit parlamentar me një presidencë ekzekutive do të modernizojë vendin, por kundërshtarët kanë frikë se kjo mund të çojë në autoritarizëm të madh.

Vota "Po" mund të  bëjë që Erdogan të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2029.

Dy persona u qëlluan për vdekje në afërsi të një qendre votimi në jug-lindje, shkruan BBC.

Shkaku i incidentit, në provincën Dijarbakir, nuk ishte menjëherë i  qartë,  megjithatë nuk duket të ketë qenë një mosmarrëveshje ndërmjet dy grupeve rivale.

Rreth 55 milionë njerëz kishin të drejtë për të votuar në 167,000 vendvotime, me rezultatet e pritshme që do të shpallen të dielën në mbrëmje.

Sondazhet e opinionit  tregojnë për një avantazh të ngushtë të  "Po"-së në prag të votimit./KosovaPress/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy