Uragani "Mattheu" ka shkaktuar deri më tani të paktën 10 viktima. Katër të vdekur janë regjistruar në Florida, 3 të tjerë në Karolinën e Veriut, ndërsa 3 të tjerë në Xhorxhia.
Uragani ka shkaktuar përmbyetje të mëdha në qytetin Charleston-it, në Karolinën e Jugut.
Mijra persona janë evakuar ndërsa mbi 1 milion të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike. Në Haiti uragani ka lënë pas një katastrofë të madhe duke përfshirë mbi 99 persona të vdekur, mijëra banesa të shkatërruara si dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.
Mattheu një nga uraganët më të fuqishëm atlantikë të viteve të fundit erërat e të cilit kalojnë 230 km/h dhe me me shira të dendur, është cilësuar stuhi e kategorisë së katërt.



