Qyteti në Siri që flet gjuhën e Krishtit

Qyteti në Siri që flet gjuhën e Krishtit

Maaloula është një qytet i vogël pranë Damaskut.

I vendosur në një zonë malore pranë kryeqytetit sirian, Maaloula ka një popullsi që ende flet gjuhën e Krishtit, atë aramaike.

Qyteti ka ende dy manastire, pavarësisht sulmeve të kryera aty nga xhihadistët e Al Kaedës, në vitet 2013-2014.

Dëmet në ndërtesat e të krishterëve janë ende të dukshme.

Por me rikthimin e paqes në djepin e krishtërimit në Siri, banorët e qytetit u mblodhën së bashku me familjet e tyre dhe festuan Krishtlindjet.

"Pasi terrorizmi e sulmoi këtë manastir dhe shkatërroi jo pak, ne e restauruam dhe presim besimtarët që duan të marrin bekimet e këtij vendi, si dhe të luten e të ndjekin ritualet fetare”, thonë klerikët e qytetit për RT. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy