
Këshilli Bashkiak i Prrenjasit votoi këtë të enjte kundër shkrirjes së bashkisë, siç propozon Partia Socialiste në kuadër të reformës administrative territoriale. Të shtatëmbëdhjetë këshilltarët votuan kundër në unanimitet. Po ashtu edhe qytetarët në dëgjesë kërkuan që bashkia e tyre të mos bashkohet me Librazhdin.



