Çel dyert panairi i librit “Tirana 2019”

Çel dyert panairi i librit “Tirana 2019”

Panairi i librit “Tirana 2019” çel sot dyert e edicionit të tij të 22-të në Pallatin e Kongreseve.

Ky është një nga evenimentet kryesore të promovimit të leximit. Qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë rreth 100 stenda ekspozuese të të gjitha trevave shqipfolëse që i janë bashkuar aktivitetit.

Ajo që e bën gjithmonë të veçantë panairin është se lexuesit kanë mundësi të takojnë nga afër disa prej autorëve të tyre të preferuar si dhe të njihen me botimet e reja.

Rreth 60 tituj të rinj do të promovohen në panair dhe rreth 200 shkrimtarë, krijues, përkthyes do të jenë pjesë e 100 veprimtarive, të cilat do të organizohen në stendat e shtëpive botuese.

Për 5 ditë, 100 ekspozues, ndër të cilët botues, institucione kulturore e përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, do të mund të njohin lexuesin me prurjet e fundit të librit.

Panairi do të zgjasë nga data 13 deri në datë 17 nëntor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy