Presidenti i Koresë së Jugut shpall gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake

Presidenti i Koresë së Jugut shpall gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake. Disa orë pas këtyre deklaratave të zhurmshme, forcat speciale u përpoqën të futeshin në Parlament.

Në një fjalim televiziv, Yoon Suk Yeol thotë se masa është e nevojshme për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët anti-shtetëror.

Vendimi është marrë për të hequr forcat pro-Koresë së Veriut nga vendi dhe për të mbrojtur rendin kushtetues liberal.

Yoon tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t'i drejtohej ligjit ushtarak.

Sipas mediave ushtria e vendit ka njoftuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve parlamentare.

Agjencia e Lajmeve Yonhap thotë se anëtarëve të Asamblesë Kombëtare u është ndaluar hyrja në ndërtesë.

Nga ana tjetër agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap raporton se opozita kryesore e Koresë së Jugut, Partia Demokratike, u ka bërë thirrje të gjithë ligjvënësve të saj që të mblidhen në Asamblenë Kombëtare, organi legjislativ i vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy