Ngordhja masive e pulave/ Borakaj kërkon subvencione: Mund të mungojnë vezët në treg, ose rritet çmimi (VIDEO)

Ngordhja masive e pulave/ Borakaj kërkon subvencione: Mund të mungojnë vezët në treg, ose rritet çmimi (VIDEO)

Drejtuesi komercial i biznesit AIBA Marsel Borakaj tregoi në edicionin e lajmeve në MCN TV vështirësitë me të cilat po përballen pas përhapjes së virusit të laringotrakeitit te pulat. Borakaj deklaron se dëmet janë në miliona euro, dhe nëse do ketë subvencione nga shteti atëherë do ketë mungesë vezësh në treg ose rritje të çmimit.

Kemi 78 mijë krerë të ngordhur. Përfaqësuesit nga ministria kanë ardhur që pas shfaqjes së shenjave të para. Dëmet janë të mëdha. Sektori i fermave ku mbarshtrohen pulat mund të jenë nga të paktet sektorë që sigurojnë produkt për të gjithë vitin. Dëmet janë në miliona euro. Duhet patjetër parë mundësia e subvencionimit nga ana e shtetit. Pasi bizneset do shkonin në kolaps. Kjo mund të bëjë që veza të mungojë ose të ketë rritje të çmimit në treg. Një mundësi do ishte që të importohen vezë derisa të futen zogat e reja në kapanone që të sigurojmë vezët në treg”.

I pyetur se çfarë do të bëhet me të punësuarit, Borakaj tha:

Po mundohemi që si fillim të mbikëqyrim mirë situatën që kemi në kapanone. Kemi bërë një karantinim të kapanoneve. Kemi dezinfektim të lartë. Do mundohemi t’i mbajmë punonjësit tanë dhe do të normalizohemi, që të fusim pulat e reja dhe të jemi prezentë në treg”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy