Tema e Javës – Pëllumbi: Koalcioni PS-LSI nuk shkon deri në fund të mandatit

Tema e Javës – Pëllumbi: Koalcioni PS-LSI nuk shkon deri në fund të mandatit

Nga Luljeta Progni

 

PS-ja  është  kthyer  në një lloj OJF-je ndërsa LSI në parti biznesi, ndaj e kanë shumë të veshtirë të bashkëpunojnë, rrezikojnë të mos e çojnë deri në fund të këtij mandati bashkëpunimin.

 

Ky është konstatimi i “Profesorit” të Socialistëve, themelues i kësaj partie, Servet Pëllumbi. 

 

Në një intervistë për Tema TV, Pëllumbi  thekson se nuk mendon më si më parë kur deklaroi se PS dhe LSI duhet të shkrihen në një parti. Ai flet për situatën politike në vend, me kritika të forta si asnjëherë më parë për të majtën dhe të djathtën. “Po na drejtojnë injorantët”, shprehet senatori socialist, duke veçuar një fenomen mjaft negativ që i ka ndodhur Shqipërisë ndër vite, largimi masiv e pa kthim i rinisë dhe intelektualëve. Pëllumbi flet për qeverisjen, për aleancën PS-LSI, për Berishën me kriktika mjaft të forta, për opozitën e Lulzim Bashën, por edhe për kanabisin e Koço Kokëdhimës.  

 

Si njohës shumë i mirë i politikës së 25 viteve të fundit, duke qënë pjesë aktive e saj deri në vitin 2005, profesor Servet Pëllumbi është i bindur se origjina e problemit është në vitet 1990, kohë kur sipas tij në Shqipëri u zbatua strategjia e Katovicës, një teori konspirative për të cilën shumica nuk duan të flasin. Edhe në se Ramiz Alia nuk ka qënë në Katovicë, thotë profesori, e vërteta është se në Shqipëri u zbatua pikë për pikë strategjia e saj. Është fjala për vendimin e partive komuniste të bllokut të BRSS-së për të mbajtur pushtetin pas rrëzimit të sistemit komunist, duke u shpërndarë nëpër partitë e reja që do krijoheshin.

 

Për këtë, Pëllumbi jep si provë çështjen e pazgjidhur të pronave, por edhe ekzistencën në krye të partive kryesore politike të personave që kanë qënë pjesë e PPSH-së.

 

Për të gjtihë situatën politike në vend, personazhet e saj dhe produktin që ato kanë sjellë në këto 25 vite, ndiqni intervistën mjaft interesante të profesor Servet Pëllumbit, ish-themelues i PS-së, një ndër drejtuesit e niveleve më të larta të kësaj partie deri në vitin 2005, si dhe ish kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Intervistën e plotë do ta ndiqni në emisionin Tema e Javës që transmetohet pas edicionit qendror të lajmeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy