Rënia e eksporteve/ Soko: Qeveria nuk e vë ujin në zjarr, e ka gjetur zgjidhjen te paraja e drogës

Rënia e eksporteve/ Soko: Qeveria nuk e vë ujin në zjarr, e ka gjetur zgjidhjen te paraja e drogës

Eksperti i ekonomisë Pano Soko në ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me rënien e eksporteve të prodhimeve vendase me 18% krahasuar me një vit më parë.

Ai tha se ky është një problem i madh pasi po shuhen eksportet, por qeveria nuk po mundohet të vendosë ujin në zjarr për aq kohë sa në treg ka para të paqarta. Sipas tij, sot qeveria e ka gjetur zgjidhjen te paraja e drogës.

Po shesim më shumë drogë, po sjellim para, euro në rënie, dhe për aq kohë sa asnjë nuk po ankohet për këtë gjë pse na duhen eksportet. Nëse ka lekë droge dhe plotësohet kërkesa e tregut për monedhën euro, s’ka nevojë për eksporte.

Nëse do kishte ndodhur e njëjta gjë në Shqipërinë e viteve më parë do ishin rrezuar qeveritë, por këtu se vë njeri ujin në zjarr. Shuhen eksportet, po vrasim eksportet se sot na mban paraja e drogës, por kur të iki, kjo para e drogës çfarë do bëhet me çfarë do e zëvendësojmë ne eksportin.

Këta që investuan këtu ne i çuam në gropë, ata që u munduan të ndërtojnë një ekonomi ku ne jemi të destinuar të shkojmë, kjo sepse sot qeveria e ka gjetur zgjidhjen te paraja e drogës.

Më tej ai shtoi se grafiku i importeve vazhdon të jetë i stabilizuar, importet janë stabilizuar, por ajo që ne do vuajmë nesër sipas tij është rënia e eksporteve dhe ky është rreziku i dytë që vjen nga prodhimi vendas sepse ai po vuan sot, produkti i prodhuar vendas.

Kemi një fushëbeteje mes produktesh në tregun e brendshëm. Produkti shqiptar është ai që po goditet direkt, por do jetë e afërt që dhe produktet shqiptare do fillojnë ta ndjejnë mungesës e këtyre produkteve. Por nëse do kishte vullnet për ta parë situatën, nëse do kishte emocion tashmë prej një viti duhet të kishim diskutuar.

Por është paraja e drogës ajo që prish balancën natyrore që krijohet në një treg, krijohet mes forcave të ligjshme të tregut. Pra importet kërkojnë monedhë të huaj, eksportet, remitancat e sjellin, kjo krijon kursin  e këmbimit. Nga kjo vjen dhe një fluks i madh parash që janë paratë e pista dhe duke e zhbalancuar kursi vete gropë. Paraja e pisët ka një fluks të madh, të jashtëzakonshëm dhe nëse ne e ndërpresim sot atë para, kursi i këmbimit do shkonte 160

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy