
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet pas reshjeve intensive në jugperëndim të Francës.
Autoritetet lokale thonë se shiu që mund të binte për disa muaj, ra vetëm në disa orë brenda natës, duke bllokuar rrugët në disa zona.
Një murgeshë u zhduk nga lumi Aude, raporton televizioni lokal BFMTV.
Alain Thirion, prefekti i Aude, tha se njerëzit ishin të bllokuar dhe qendronin në çati dhe duhej të evakuoheshin nga ajri sepse ishte shumë e rrezikshme me varka shpëtimi.
Një person u plagos, shtoi ai, kur një shtëpi u rrëzua në zonën e Cuxac.
Përmbytjet janë më të këqijat që rajoni i Aude ka parë për 100 vitet e fundit sipas shërbimit të monitorimit të motit Vigicrues.
Shtatë helikopterë dhe 700 punëtorë të shërbimit të emergjencave janë vendosur në zonë, sipas kryeministrit të Francës, Édouard Philippe, i cili thotë se do të vizitojë zonën nëse kushtet lejojnë.
Chris Bockman i BBC thotë se shiu i madh në rajon nuk është i pazakontë në këtë kohë të vitit, por është përkeqësuar nga numri në rritje i shtëpive të ndërtuara në rrafshinat e përmbytjeve.
Banorët e zonave më të goditura më së shpeshti janë nxitur të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre nga shërbimet emergjente dhe autoritetet lokale, të cilët kanë lëshuar një alarm të kuq.
Në Trébes, ujërat e përmbytjeve janë aq të larta deri në shtatë metra, thonë autoritetet lokale. Video nga orët e hershme të së hënës tregon ujërat në rritje.
Të gjitha rrugët janë të paarritshme në veri të komunës së Carcassonne dhe shkollat janë të mbyllura, thonë autoritetet.
Një urë u rrëzua dhe u zhduk nga forca e ujit në Villegailhenc.
Një paralajmërim qelibar për përmbytjet gjithashtu është lëshuar për rajonet e afërta të Avejer, Haute-Garonne, Herault, Pyrénées-Orientales dhe Tarn.



