
Bashkëshorti i Sviatlana Tsikhanouskaya, udhëheqëses se opozitës në Bjellorusi, Sergei Tichanovsky është dënuar me 18 vite burg.
Ai akuzohet për “organizim trazirash” dhe “nxitje të urrejtjes sociale”. Pesë nga mbështetësit e Tikhanovsky, gjithashtu u dënuan me 14 deri në 16 vite burg.
Bëhet fjalë për Artyom Sakov dhe Dmitry Popov, të cilët u dënuan me 16 vite burg, aktivistin Nikolai Statkevich, i cili u dënua me 14 vite burg dhe Igor Lodik dhe Vladimir Tsiganoviç, të cilët u dënuan me 15 vite burg.
Tikhanovsky, u burgos në maj 2020-ës ndërsa përgatitej të kandidonte kundër liderit bjellorus Alexander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të gushtit. Vetë Tichanovsky i ka mohuar akuzat.
Tikhanovskaya vuri në dyshim vlefshmërinë e gjykatës që gjykoi bashkëshortin e saj dhe tha se dënimi i tij përbënte “hakmarrje” nga Lukashenko.



