Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes Meta-Kryemadhi, ka marrë si të pandehur Fatime Kryemadhin, nënën e deputetes Monika Kryemadhi, nën akuzën e pastrimit të parave. Akuzat rëndojnë edhe mbi mikeshën e Kryemadhit, Ema Çoku dhe ish-kreun e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Piro Xhixho.



