Arrestimi i Habilajt/ Basha: Rama i ka provat në tavolinë, të arrestojë Saimir Tahirin

Arrestimi i Habilajt/ Basha: Rama i ka provat në tavolinë, të arrestojë Saimir Tahirin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se arrestimi i Moisi Habilajt në Itali për trafik dorge është prova e lidhjes së Ramës me bandat.  

Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, Basha tha se ai duhet të arrestohe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sipas tij është kushëriri i Moisi Habilajt. 

"Habilajt përdorin mes të tjerash automjetin personal të Tahiri, ‘Audin’ e famshëm me imunitet ministror. Prej 24 orësh Rama hesht. Prej 24 orësh në emër të opozitës kam bërë pyetjes se ça do thuash tani? Moisi Habilajt ndodhet në pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave të narkotraftikut. Partnerët strategjik i kanë vënë Ramës në dispozicion materiale të pakontestueshëm që lidhet me rolin e Tahirit si ministër i Brendshëm në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Rama e ka refuzuar që të marr rolin e kryeministrin dhe e ka caktuar Tahirin koordinator për bashkëqeverisjen. E dimë se është çështje orësh apo ditësh para fakteve që janë vënë për lidhjet e Tahirit me trafikun e drogës, dhe faktet do bëhen publike. E dimë se prej kohësh ato janë në dispozicion të Ramës. Pyetja që shtroi sot është se çfarë pret Edi Rama t’i vërë pranga dhe të arrestojë apo të ekstradojë Saimir Tahirin si kapiteni i drogës në 4 vitet e kaluara?!”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy