Ylli Rakipi thotë se Edi Rama po tenton të ndryshojë reformën zgjedhore të firmosur me 5 qershor, pasi në atë moment nuk i bëri mirë llogaritë. I ftuar në emision ‘Në Fokus’ në ‘TvT’ analisti rakipi deklaroi se Rama tani po sillet si një diktator dhe po përdor pretekstin se ‘i do pupolli’ për listat e hapura.
“Edi Rama do të bëjë atë që ka ndërmend, të realizojë qëllimin e vet. Pra nuk ka marrëveshje me Edi Ramën. Marrëveshja e 5 qershorit i iku nga dora në një moment pasi nuk i bëri mirë llogaritëe. Me këtë mënyrë votimi nuk fiton. Në këto kushte Edi Rama po përpiqet të bëjë një zgjidhje të re. Njëherë thotë do të hap listat, pastaj thotë do ti hap përgjysmë, pastaj do prishë kualicionet. Edhe njerëzit e partisë së vet po e kanë të vështirë ta kuptojnë. Është një gjendje paniku.
Tani llogaritë Ramës i dalin të gabuara. Ai do ta ketë shumë të vështirë të qeverisë pas 8 vitesh. Ai ka ndërtuar një fasadë, një qeveri që s’bën asgjë. Nuk ka investime serioze. Shto këtu edhe dy ngjarjet, tërmeti dhe pandeminë, Edi Rama sot është më i zbuluar se kurrë. Tani po tenton të përjashtojë aleatët sikur po e kërkon populli. Kjo është mënyra që operon një diktator,”-u shpreh fillimisht Rakipi.
I pyetur nëse a mund të bëhet ndryshime kushtetuese me këtë parlament, kur opozita sështë e plotë dhe duket e përçarë Rakipi shprehet:
“Kjo është gjthashtu një opozitë fasadë. Kështu i do diktatori për të bërë këto ndryshime. Kjo është ngjarja e momentit, por këtu nuk e çan njeri kokën se mungojnë gjykatat. Askush nuk shqetësohet. Marrëveshjen e mbylli me 5 qershor, ndërsa tani po e trajton si një tender. Duket që paniku që e ka pushtuar e ka detyruar të bjerë në këtë gjendje që është e vështirë ta interpretosh.”
Më tej analisti Ylli Rakipi tha se deklarat e Metës që nuk do të firmosë ndryshimet kushtetuese nuk pin ujë pasi presidenti tani nuk ka më gjë në dorë.
“Meta në këtë rast darjes i bie, por nuk e dëgjon njeri. Ai bërtet, por Ilir Meta është i inatosur dhe s’ka gjë në dorë. Rama tani po e sulmon në mënyrë të hapur partinë e Metës. Në fund të lojës Rama tani kërkon të ndryshojë edhe kushtetutën, me vota nga të gjitha krahët. Rama tani nuk pranon asgjë, sepse nuk i bën këto gjëra që ka nisur ka mbetur vetëm ezkekutimi,”-deklaroi Rakipi.



