
Shtatëdhjetë vjet pas zhdukjes, 8 gepardë (cheetah) janë kthyer në Indi.
Gepardët, të cilat janë kafshët më të shpejta tokësore në botë, u transportuan nga Namibia në një përpjekje për t'i rifutur ato në habitatin e vendit.
Rifutja e tyre në habitatin natyror ishte një ngjarje e ndjekur drejtpërdrejt nga TV lokale.
Macet u lëshuan në Parkun Kombëtar Kuno, një rezervë kombëtare në jug të kryeqytetit Nju Delhi, në Madhya Pradesh, në prani të vetë kryeministrit Narendra Modi.
Sot kryeministri indian feston ditëlindjen dhe qeveria e prezantoi projektin si një dhuratë nga Modi për popullin indian dhe natyrën.
Cheetah janë në listën e kafshëve që konsiderohen të kërcënuara. Vlerësohet se në botë ka një popullsi prej 6500 deri në 7100 njësi. Ata jetojnë kryesisht në Afrikë, ndërsa janë zhdukur në të gjithë Azinë, përveç Iranit.
Ato në thelb po zhduken për shkak të gjuetisë pa leje, reduktimit të habitatit të tyre dhe humbjes së gjahut.
Në Indi, tre gepardët e fundit u vranë nga një mbret vendas në vitin 1947. Pesë vjet më vonë ata u shpallën të zhdukur.



