Tren rekord për pasagjerët, 2 km i gjatë dhe me 100 vagonë (VIDEO)

Tren rekord për pasagjerët, 2 km i gjatë dhe me 100 vagonë (VIDEO)

Në videon që gjeni më poshtë mund të shihni trenin e rekordeve gati 2 kilometër i gjatë, me 100 vagonë ​​pasagjerësh, 7 shoferë dhe 21 teknikë.

Operatori hekurudhor zviceran RhB theu rekordin botëror për trenin më të gjatë të pasagjerëve ndonjëherë, me një gjatësi prej 1.91 kilometrash.

Treni i gjatë hekurudhor përfundoi një udhëtim 25 kilometrash në Alpe gjatë fundjavës, duke lëvizur nga qyteti i Predës në fshatin Filisur.

Ishin të shumtë personat që morën pjesë në ngjarjen popullore që shënoi 175 vjetorin e hekurudhave zvicerane.

Midis lartësive dhe tuneleve në male, treni që lëviz me shpejtësi deri në 35 kilometra në orë, tërheq 100 vagonë ​​pasagjerësh, falë përvojës së 7 shoferëve dhe 21 teknikëve, duke u dokumentuar në Rekordet Botërore Guinness.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy