Menaxhimi i mbetjeve, Bauman: Incenerimi jo zgjidhje për Shqipërinë, i papërballueshëm ekonomikisht (VIDEO)

Menaxhimi i mbetjeve, Bauman: Incenerimi jo zgjidhje për Shqipërinë, i papërballueshëm ekonomikisht (VIDEO)

Lulzim Bauman ekspert i menaxhimit të mbetjeve i ftuar në “MCN Informacion” ka folur për klimën dhe ndërtimin e sistemeve të energjisë ku u shpreh se në Shqipëri kemi 37% varfëri energjitike.

Ai tha se duhet të kemi një tranzicion energjetik dhe se shteti duhet të ndihmojë qytetarët, teksa theksoi se 30% e energjisë në Shqipëri vjen nga importi.

Në vendin tonë duhet patjetër një tranzicion energjitik që të bëhet i përballueshëm dhe ekonomikisht dhe për këtë duhet të ndihmojë shteti dhe të shihen të gjithë nivelet ekonomike të qytetarëve.

Shqipëria e zhvilluar dhe qëndruar bëhet vetëm në Shqipëri, por unë do të shtojë se 30% e energjisë tek ne vjen nga importi, prandaj ka nevojë për një miksim të burimeve alternative siç janë dhe panelet solare.

Ndërsa lidhur me çështjen e mbetjeve urbane, Bauman u shpreh se incenerimi nuk është zgjidhje për Shqipërinë dhe gjithashtu i papërballueshëm ekonomikisht.

Unë jam marrë shumë me incenerimin e mbetjeve, jo vetëm unë si aktivist i asaj kohe, por madje kemi sjellë dhe ekspertë me 30 vite eksperiencë në Gjermani dhe shumë qartë e kemi thënë se incenerimi nuk është zgjidhje për Shqipërinë.

Shumë politikanë e krahasojnë Shqipërinë me Gjermaninë, por në incenerator nuk mund të dërgosh mbetje të rrezikshme dhe atje fillon selektimi që në shtëpi, ndërsa këtu tek ne jo. Mbetjet toksike në incenerim janë një bombe.

Një tjetër fakt i rëndësishëm ehte se inceneratorët ekonomikisht janë të papërballueshëm dhe kjo është shumë për ne. Kështu që po flasim për një tjetër bombë ekonomike se kush do e paguajë dhe shteti shqiptar nuk i ka këto fonde.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy