Avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Ai tha se hetimi mbetet shumë i vështirë pasi nuk mund të arrestohet me dyshime, ndërsa theksoi se e gjithë kjo është një doktrinë, ku dënimi i korrupsionit do fillojë nga pushteti. Sipas tij, parlamenti ka në dorë arrestimin e Ahmetaj, ndërsa kryeministri Rama ka vetëm përgjegjësi morale. “Ato akuza kanë qarkulluar në media, por është sukses sepse goditja penale rriti rangun anti-korrupsion dhe ky është nga figurat e mëdha në korrupsionin e lartë nëse i verifikohet korrupsioni, por kjo varet se sa të aftë do jenë hetuesit sepse nuk është hetim i thjeshtë dhe nuk është zvarritur se kanë pasur frikë, por për shkak të grumbullimit të provave sepse s’mund të arrestohet dot një ish figurë e lartë e pushtetit nëse provat nuk janë të padiskutueshme, s’mund të arrestohet me dyshime një zv. kryeministër në asnjë vend të botës. Ai do ketë mbrojtjen, avokatët, mos mendoni se është e thjeshtë, por fakti që ata e vonuan dhe tani e çuan në parlament sepse parlamenti e ka në dorë atë, mos mendoni se mbaroi sot çdo gjë. Në vijim ai theksoi se nga ana e opozitës e gjithë kjo i ka trembur pasi sic ai shprehet ata nuk e menduan se do shkonte në rangje të larta. “Dhe Saliu i trembur është, është goditje majtas dhe në rangje shumë të larta. Mund të kishte filluar djathtas sepse korrupsioni ka qenë dhe më i lartë, por filluan majtas sepse është doktrina e hapur nga Bonoparti. Është majtas dhe jo djathtas prandaj dhe është trembur sepse kjo është doktrinë do filloj nga pushteti. Ka ardhur rangu shumë i lartë. Të shohim do shkojë djathtas, unë them po sepse majtas nuk ka ku shkon. Sa për Ramën, përgjegjësia e tij është morale, përgjegjësi politike nuk ka, në perëndim do jepnin dorëheqjen. Shumë goditje janë bërë, mos mendoni se nuk e mendon, por të shohim tani sepse opozitën do e shini të trembur se s’ka mundësi SPAK të shkojë te Rama. Duhen 71 vota që të arrestohet dhe Ahmetaj dhe Rama, por si maxhoranca parlamentare Ramën do arrestojë? Është e pamundur. Dhe nuk ka sens që të shkojë më lart. Ahmetaj ka një rrezikshmëri për ata që janë të lidhur me të. Këto tani nuk janë prova, por ai mund të behët dhe i penguari drejtësisë. Gjithsesi kjo qe ecje e mirë, e madhe. Sipas eksperiencës sime, unë pres që shpesh të kemi goditje djathtas për korrupsion gjithmonë po ka prova”.



