Në prag të Ditës së Fëmijëve, 1 Qershorit, tre vajza 7 vjeçare, Kleisa Rrapi, Amina Baçi dhe Duala Oboni, ishin të ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”.

Ato sollën emocionet e përfundimit të Festës së Abetares dhe pritjes së festës së fëmijëve, 1 Qershorit.
Kleisa:
Ne e kemi mbaruar Festën e Abetares, unë tashmë di të lexoj.
Për festën e Fëmijëve, unë kam kërkuar të më blejnë një libër. Kurse, kur të rritem do të behëm këngëtare dhe balerinë.
Amina:
Edhe ne e kemi mbaruar Festën e Abetares dhe jemi kënaqur. Kur të rritem do të bëhem doktoreshë.
Duala:
1 qershori është festë për të argëtuar fëmijët. Për këtë festë kam kërkuar nga prindërit një kukull të bukur. Kur të rritem dua të bëhem police.



