SPAK "godet" me çudinë e radhës, harron në burg për 8 ditë të ekstraduarin nga Gjermania

SPAK "godet" me çudinë e radhës, harron në burg për 8 ditë të ekstraduarin nga Gjermania

Pas rastit të arrestimit të dy komisionerëve të vdekur të Durrësit, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë habinë e radhës, duke harruar në burg për plot 8 ditë dhe duke mos e çuar para gjykatës të pandehurin Gjergji Çollaku.

Më datën 26 nëntor 2020, Çollaku është arrestuar ne Stuttgart të Gjermanisë për llogari të Republikës së Shqipërisë, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar më 11 shtator 2019, në kuadër të operacionit "Limit", ku janë lëshuar dhe 24 urdhër-arreste, pothuaj të gjitha të ekzekutuara në atë kohë, pëveç Gjergji Çollaku dhe Rexhep Ipek, ky i fundit, i arrestuar ne Bullgari dhe i ekstraduar këto ditë në Shqipëri.

Ndonëse Gjergji Çollaku ështe ekstraduar në 14 janar 2021 në Tiranë, ai nuk ka dalë para gjykatës brenda 3 ditëve siç parashikon ligji procedural penal, për t'u njohur me masën e sigurisë si pasojë e harresës të prokurorëve të çështjes.

Në këto kushte, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është vënë në lëvizje nga avokat Arbër Hoxha, mbrojtësi i të arrestuarit. Pavarësisht kësaj, në shkelje flagrante me ligjin, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën, duke mos e shuar masën e sigurimit arrest në burg. I kontaktuar nga MCN tv, av. Arbër Hoxha u shpreh se ky është një rast i paprecedent, në shkelje të plotë të parimit "habeas corpus" dhe që do të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy