35-vjeçari shqiptar ekzekutohet në Greqi, dyshohet larje hesapesh

35-vjeçari shqiptar ekzekutohet në Greqi, dyshohet larje hesapesh

Një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Menedhi të kryeqytetit grek.

Mediat greke raportojnë se dy persona që lëvizin me motor kanë qëlluar për vdekje shqiptarin, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ndër të tjera thuhet se i riu ishte në makinën e tij në momentin kur u plagos rëndë, ndërsa ndërroi jetë në spital pas plagëve që kishte marrë në kraharor.

Po ashtu, raportohet se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh. Ndërkohë policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy