"Pushtuan" hapësirën publike në Dhërmi, procedohen 3 persona

"Pushtuan" hapësirën publike në Dhërmi, procedohen 3 persona

Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohen për “Pushtim të Tokës” në Dhërmi.

Burimet zyrtarë bëjnë me dije se një 45-vjeçar është kapur në flagrancë duke zënë hapësirën publike në vendin e quajtur “Havana e re”, në Dhërmi. I identifikuar me inicialet A.K, 45-vjeçari u konstatua duke vendosur një skelë hekuri, pa lejen e organeve përkatëse.

A.B., 44 vjeç u konstatua duke zënë hapësirën publike në vendin e quajtur “Perivoll”, Dhërmi, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse.

Ndërkohë E.K., 43 vjeç, u konstatua duke zënë hapësirën publike (trotuar), në shëtitoren e fshatit Dhërmi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy