Parlamenti holandez, kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

Parlamenti holandez, kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

Holanda ka dalë hapur kundër çeljes së negociata për Shqipërinë. Kjo pasi vendi ynë sipas tyre nuk ka përmbushur kushtet dhe për këtë arsye Parlamenti pritet të mos japë pëlqimin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin holandez, Pieter Omtzigt.

“Sapo patëm një debat në parlamentin holandez. Qeveria holandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj “reforme”,"-shkruan Omtzigt në Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy