
Një 80-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në Korçë dhe për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. J. Zh u aksidentua në lagjen numër 18 të Korçës, ndërkohë që autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij.
"Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:40, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet tip "Ford", ka aksidentuar këmbësorin J. Zh., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore" - njofton policia.



