Pas bllokimit të llogarive bankare të kompanisë “Bankers Petrolium” nga Drejtoria e Tatimeve, Presidenti i saj David French shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet shqiptare për zgjidhjen e këtij ngërçi. Përmes një letre të hapur, French kërkon rikthimine aksesit në llogaritë bankare dhe siguron se do të vijojë bashkëpunimin me qeverinë për të gjetur një zgjidhje.
“Bankers beson se është në interesin më të mirë të Qeverisë, kompanisë dhe vendit për të arritur një zgjidhje të përbashkët.Sfida e tanishme me të cilën ne po përballemi është bllokimi i llogarive tona bankare shqiptare nga Drejtoria e Tatimeve në një përpjekje për të mbledhur vlerësimin mbi tatim fitimin për vitin 2011, ndërsa diskutimet ende vazhdojnë. Është interesi më i madh dhe i sinqertë i Bankers që të vazhdojë të operojë normalisht në fushën e naftës. Pamundësia për të përdorur këto llogari bankare e bën të pamundur këtë, sepse ne nuk jemi në gjendje të paguajmë rentën minerare ose të paguajmë nënkontraktorët tanë. Nëse Qeveria lejon Drejtorinë e Tatimeve që të na japë akses në llogaritë tona bankare në ditët e ardhshme, ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të gjithë procesin e ndërmjetësimit dhe të punojmë me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje”. shkruhet në letër.
Sipas presidentit të “Bankers Petrolium” kompania ka investuar në Shqipëri 2.5 miliardë dollarë ndërsa është rritur edhe prodhimi i naftës nga 40 000 tonë në mbi 1 milione tonë naftë në vit.



