Osmani: Java nën mbizotërimin e kthjellimeve, temperaturat deri në -10 gradë (VIDEO)

Osmani: Java nën mbizotërimin e kthjellimeve, temperaturat deri në -10 gradë (VIDEO)

Për edicionin e lajmeve në MCN TV, Hakil Osmani nga Meteoalb bëri të ditur se kjo javë do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve, por me temperatura disa gradë nën zero. Osmani tha se pas ditës së enjte pritet një rritje e temperaturave, por sërish do mbetet e ftohtë

“Kjo javë do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve, por pritet të kemi zbritje të temperaturave. Mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta, me temperatura që do të arrijnë disa gradë nën zero. Në zonat malore temperaturat do të arrijnë deri në -10 gradë, ndërkohë që edhe në zonat bregdetare temperaturat do të zbresin deri në -2. Pas ditës së enjte pritet një rritje e temperaturave, por sërish do mbetet e ftohtë”, tha Osmani.

I pyetur për situatën meteorologjike në Ballkan dhe nëse mund të vizitohen vendet me dëborë, Osmani tha se ulja e temperaturave  deri në -6 gradë nuk do të lejojë shkrirjen e dëborës dhe në këtë mënyrë vendet me dëborë mund të vizitohen.

“Pothuajse gjithë Ballkani do jetë nën kthjellime por temperaturat do jenë të ulëta deri në -6 gradë. Zonat malore mund të vizitohen sepse ulja e temperaturave nuk do të lejojë shkrirjen e dëborës”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy