
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaratën e Donald Trump Jr. në Beograd se sulmet e NATO-s ndaj Serbisë në 1999 u bënë për të hequr vëmendjen nga skandali seksual i ish-presidentit Bill Klinton me stazhieren Monika Levinski.
Ai tha se Kosova ndodhet në një pozitë të vështirë dhe se përmes deklaratave të të birit, Trump paralajmëron dhe parapërgatit terrenin.
Patjetër që Kosova ndodhet në një pozitë të vështirë e para sepse ka ndryshuar klima ndërkombëtare, ka ndryshuar mbështetja rreth saj e cila do të çojë nesër në një rritje të presionit për të detyruar Kosovën që të bëjë lëshime.
Tani në rajon janë dy lojtarë Kosova dhe Serbia që janë në një konflikt dhe për ashka të faktit se SHBA kanë vite që e kanë riorientuar politikën e tyre në Ballkan në raport me Serbinë veçanërisht ka bërë që Kosova të dobësohet.
Në momentin që vjen një president në zyrën ovale që është tip i veçantë dhe dallon nga mënyra se si e bënë politikën dhe këndvështrimet që ka për politikën dhe në adresë të Kosovës me deklaratat e të birit paralajmëron dhe parapërgatit terrenin, kur ti vijë radha ka ndërtuar një platformë për ta imponuar nesër.



