Nga Çamëria, kreu i opozitës greke Kiriakos Micotaqis iu drejtua Shqipërisë me fjalët “Mos luaj me Greqinë”, teksa shpalosi platformën elektorale të partisë Nea Demokracia. Ai vizitoi Artën dhe Janinën, ku sulmoi qeverisjen e sotme të Cipras dhe iu rikthye përgjigjeve ndaj shqiptarëve.



