Tri postet kryesore, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi, mund të drejtohen nga ish-udhëheqësit e UÇK'së

Tri postet kryesore, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi, mund të drejtohen nga ish-udhëheqësit e UÇK'së

Tri postet kryesore të shtetit shumë shpejt mund të drejtohen nga ish-udhëheqësit e UÇK-së, përkatësisht Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi

Tri pozitat kryesore shtetërore (Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi) për herë të parë që nga paslufta ka gjasë që këtë vit të bien në duart e ish-liderëve politikë dhe ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ish-lideri politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, për më shumë se një vit është zgjedhur president i Republikës së Kosovës, përderisa bazuar në rezultatin zgjedhor të 11 qershorit, posti i kryeparlamentarit i takon koalicionit PAN dhe gjasat më të mëdha janë që në këtë pozitë të riakomodohet kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili po ashtu ka qenë epror i lartë i UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-99.

Edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, është i dominuar nga koalicioni PAN për kryeministër. Drejtuesit e këtij koalicioni po e përsërisin vazhdimisht se i kanë siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë dhe Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.
Prej pas përfundimit të luftës në vend asnjëherë tri pozitat kryesore shtetërore nuk janë drejtuar nga ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Bashkimi i “Krahut të luftës” në koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit 2017 nga analistët politikë në Kosovë ishte komentuar si “mburojë” për shkak të Gjykatës Speciale, e cila që nga kjo javë është plotësisht funksionale dhe mund t’i ngrejë aktakuzat e para.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy