Drejt përfundimit negociatat për rihapjen e Alitalia-s

Drejt përfundimit negociatat për rihapjen e Alitalia-s

Ministri italian i Ekonomisë Daniele Franco, tha gjatë një seance parlamentare, se vendi shpreson të mbyllë deri në fund të muajit negociatat me Komisionin Evropian për rihapjen e linjës ajrore kombëtare italiane Alitalia. 

"Komisioni e njeh tashmë planin, që do të lejojë kompaninë e re Ita të zërë vendin e Alitalias së vjetër. Ky do të jetë një tranzicion i vështirë për asetet e ndryshme të Alitalia-s, por disa prej tyre do t'i kalojnë kompanisë Ita me anë të ankandeve," tha ministri. 

"Ne shpresojmë, që marka do të mund të kalojë në kompaninë e re. Do të ketë një fazë tranzicioni, por do të përpiqemi, që mos të rrezikohet sezoni i verës," shtoi ai. 

Kompania e re do të jetë në pronësi të plotë publike. Giancarlo Giorgetti vuri në dukje, se dhe kompani gjigande si Air France dhe Lufthansa e kishin të nevojshme të mbështeteshin nga kapitali publik vitin e fundit. 

Alitalia-Ita e re nuk do ta ketë të nevojshme të konkurojë me linjat ajrore me kosto të ulët, por duhet të gjejë një partner të ri ndërkombëtar me të cilin mund të krijojë sinergji në kontekstin global./Euractiv.it/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy