Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në Follorinë, pasi u kapën me një sasi të madhe marijuane. Mediat greke bëjnë të ditur se shtetasit shqiptarë janë të moshave 21, 26, 31 dhe 46 vjeç.
Policia greke zbuloi se ata kishin hyrë në territorin e vendit fqinj nëpër zonën pyjore të Vatochoriou, ku kishin transportuar 100 pako me kanabis, me një peshë totale 121 kg.
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe telefonat e tyre celularë, ndërsa pritet që ata të dalin para gjykatës për t’u njohur me akuzën.



