Në pritje të finalizimit të reformës zgjedhore, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se marrëveshja e arritur në Këshillin Politik garanton lirinë e votës.
Por Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike beson se fenomeni i shitblerjes së votës do përsëritet dhe se marrëveshja në thelb tregoi vullnetin e palëve për mos ndryshuar sistemin zgjedhor.



