
Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN teksa iu referua arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, çështjes së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gjyqin e Fatmir Mediut, tha se nëse këta lider të opozitës nuk do të ishin ende në politikë nuk do të ishin mbrojtur sot nga askush.
Sipas Abilekajt kryeministri Edi Rama gjithmonë para zgjedhjeve ka kërcënuar liderin e opozitës me burg pasi ka frikë të hyjë në zgjedhje pa garantuar rezultatin.
“Këta lider të opozitës janë politikanë të vjetër që nëse do të kishin ikur dhe s’do të ishin nëpër detyra nuk do dilte askush ti mbronte politikisht. Nga ky këndvështrim është faji i tyre që nuk kanë ikur.
Krahu tjetër është që Fatmir Mediu është duke u hetuar në një gjyq që bëhet pas 16 vitesh nga ngjarja. Sali Berisha ka një dosje që nuk ka asnjë fakt që ka marrë rryfshet nga dhëndri i vetë.
Po të shikosh këto dy procese ne themi që këta janë vërtetë të konsumuarit dhe SPAK po i shfrytëzo ti ndjekë penalisht. Pse Lulëzim Basha ishte nën hetim në 2021? Pse Edi Rama para zgjedhjeve e kërcënon me burg liderin e opozitës.
Kjo shpjegohet vetëm me një mani të një frikacaku i cili nuk hynë në zgjedhje nëse nuk ka garantuar rezultatin e sigurt. Ne vërtetë e kemi këtë drejtësinë që duam të bëjmë, por ne shohim që këto janë vetëm në faktor Edi Ramën.”



