Mbreti Charli III do të vazhdojë trajtimin për kancerin edhe në 2025

Mbreti Charli III do të vazhdojë trajtimin për kancerin edhe në 2025

Trajtimi i kancerit të Mbretit Charlit III do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, thanë burimet e pallatit të premten.

“Trajtimi i tij po shkon në drejtim pozitiv dhe si gjendje e menaxhueshme cikli i trajtimit do të vazhdojë vitin e ardhshëm”, thanë ata, sipas Skynews.

Buckingham Palace njoftoi në shkurt 2024 se Mbreti Charli III ishte diagnostikuar me kancer dhe po fillonte një kurs trajtimi.

Monarku mori personalisht vendimin për të ndarë diagnozën dhe përvojën e tij me shpresën se mund të ndihmonte të tjerët.

Drupal Ad

Megjithatë, ai qëllimisht nuk konfirmoi llojin e kancerit për të cilin po trajtohet, për të mos nënvlerësuar rëndësinë e formave të tjera të sëmundjes.

Është gjithashtu e paqartë se çfarë lloj trajtimi ka pasur konkretisht, por ai është rregullisht në Londër për takime private. Ekspertët thanë se ishte e zakonshme që pacientët me kancer t'i nënshtroheshin trajtimit të zgjatur.

Charles u bë mbret më 8 shtator 2022 pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II. Të premten, mbreti dhe mbretëresha do të marrin pjesë në një pritje në bashkinë e Waltham Forest për të festuar kohezionin e komunitetit në bashkinë e Londrës.

Ata do të takojnë vullnetarë, të rinj, punonjës të shërbimeve të urgjencës dhe përfaqësues të besimit që veprojnë në Waltham Forest.

Muajin e kaluar, Princi William e përshkroi vitin e kaluar si " viti ndoshta më i vështirë në jetën time", pasi ai u përball me të atin dhe gruan e tij, Catherine, që kishin kancer.

Princesha e Uellsit, zbuloi diagnozën e saj në mars. Ajo u shfaq në një video me familjen e saj në shtator për të konfirmuar kthimin e saj në detyrat publike pas përfundimit të një kursi kimioterapie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy